75 Mall Live Search
21:54 / E Premte, 09 Shtator 2022 / Gj. Sh

Leard Sadriu, flet për transferimin në Slloveni (VIDEO)

Kapiteni i kombëtares së Kosovës në futboll për grupmoshat U-21 karrierën po e vazhdon në Slloveni. Leard Sadriu kohë më parë u bë pjesë e ekipit Mura, teksa për Klan Kosovën zbulon detajet.

Futbollisti në fjalë ka luajtur për ekipin nga Shqipëria, Skënderbeu si dhe për Shkëndijën e Tetovës nga Maqedonia e Veriut.

Gjithashtu është reprezentues i rregullt i Kombëtares së Kosovës nga grupmoshat 16 deri 21 vjeç, duke numëruar 26 paraqitje.

Te klubi slloven Mura, Sadriu do ta gjejë edhe futbollistin tjetër nga Kosova, Mirlind Dakun.