Leard Sadriu për ndeshjen Drita-FSCB: Favoritë janë rumunët, por futbollit nuk i dihet!

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Leard Sadriu ka bërë një intervistë për mediat në Rumani ku ka folur rreth ndeshjes Drita-FCSB.
Sadriu gjatë intervistës për “gsp.ro”, tha se skuadra rumune është favorite për ta fituar ndeshjen, duke e parë edhe avantazhin prej një goli nga ndeshja e parë (3:2).

“Nuk e di se si mund të ndryshoj ecuria e ndeshjes me një gol. Le ta shohim, FCSB-ja mbetet favoriti, por në futboll nuk fiton gjithmonë skuadra më e mirë”, u shpreh fillimisht Sadriu
Tani lojtar i klubit rumun, FC Arges u tregoi rumunëve edhe për jetën në Kosovë, duke u sugjeruar atyre që ka vende të mira për ushqim dhe për të qëndruar.
“Kosova është një vend shumë i sigurt dhe i qëndrueshëm. Ku mund të jetoni në paqe dhe gjithçka është perfekte.
“Ka shumë vende për të vizituar. Ka shumë restaurante dhe jam i sigurt se do t’ju pëlqejë. Gjatë kësaj periudhe është me shumë njerëz për shkak të festave, por mendoj se jemi mësuar me Bukureshtin dhe nuk do të jetë surprizë për ju”, vazhdoi tutje lojtari kosovar
Sadriu foli edhe për tifozët “Intelektual” të Dritës, duke i cilësuar si grupin më të mirë në Kosovë për atmosferë.

“Tifozët e Dritës janë të motivuar si kurrë më parë, është shansi i tyre për të bërë histori – dhe motivimi është ende më i madh kur luajnë ndaj një skuadre të fortë si FCSB-ja. Ata janë “Intelektual” dhe njihen si ultrasit më të mirë në Kosovë për shkak se krijojnë atmosferë gjatë ndeshjeve”, vazhdoi tutje ish-lojtari i Mura-s./Indeksonline./