16:54 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

Leart Paqarada konfirmon largimin nga skuadra gjermane

Futbollisti i Kosovës, Leart Paqarada i ka thënë lamtumirë Sandhausenit që garon në Bundesliga 2.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Paqarada konfirmojë largimin nga kjo skuadër.

“6 vite dhe 160 ndeshje. Ka qenë kohë shumë e bukur! Faleminderit & lamtumirë – Ju uroj shumë suksese në të ardhmen”, ka shkruar Paqarada në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Paqarada ishte transferuar te Sandhausen në vitin 2014 nga Bayern Leverkusen II.

Gjatë këtyre vitesh, ai bëri paraqitje të jashtëzakonshme duke fituar edhe besimin e ish-selektorit Albert Bunjaki, dhe tashmë trajnerit Bernard Challandes.