Leart Paqarada shpall kandidaturën e tij çmimin “Puskas”, shikojeni se çfarë perle ka shënuar

Mbrojtësi kosovar, Leart Paqarada mund të themi lirisht se ka shpallur kandidaturën e tij për çmimin “Puskas”, të golit më të bukur të vitit.
Paqarada në ndeshjen hapëse të St Paulit në Bundesliga 2 ka arritur të shënoj një euro gol nga rreth 30 metra larg, transmeton Indeksonline.
Ai mori topin në mes të fushës dhe plasoj një projektil drejt portës që s’i dha shpresë portierit kundërshtarë për ta pritur.
Në këto momente St Pauli është duke luajtur kundër Holstein Kiel dhe rezultati momental është 1:0./Indeksonline/
Goal of the season after 11 minutes? #FCSP pic.twitter.com/pYb2Ehgxvb
— St Pauli Stats (@stpaulistats) July 25, 2021