Leart Sadiku me medalje të bronztë në Kampionatin Ballkanik!

Leart Sadiku, karateisti i talentuar nga Klubi i Karatesë “Fushë Kosova”, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik për fëmijë që u mbajt në Bar të Malit të Zi.
Në një garë të fortë me konkurrentë nga rajoni, Learti tregoi përkushtim, guxim dhe teknikë të shkëlqyer.
Ai ka arritur ta mposhtë edhe një kundërshtar nga Serbia – një fitore me peshë që rrit edhe më shumë vlerën e medaljes së tij./IndeksOnline