75 Mall Live Search
11:17 / E Shtunë, 27 Dhjetor 2025 / A

Leart Sadiku shpërblehet nga Federata e Karatesë në ceremoninë e laureatëve 2025

Federata e Karatesë ka shpallur laureatët e vitit 2025, duke vlerësuar sportistët më të dalluar për arritjet e tyre, përkushtimin dhe kontributin e dhënë në zhvillimin e karatesë gjatë këtij viti.

Në mesin e të shpërblyerve është edhe Leart Sadiku, i riu nga klubi i Fushë Kosovës, i cili është nderuar me çmim për sukseset e tij të jashtëzakonshme në karate, duke dëshmuar talent, disiplinë dhe punë të palodhshme në arenën sportive.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve është mbajtur dje në Hotel Sirius në Prishtinë, ku u mblodhën sportistë, trajnerë dhe përfaqësues të klubeve nga e gjithë Kosova.

Federata e Karatesë ka uruar të gjithë laureatët për sukseset e arritura, duke falënderuar njëkohësisht sportistët, trajnerët dhe klubet për angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm në avancimin e këtij sporti.

May be an image of one or more people and text
May be an image of one or more people, newsroom, dais and text
May be an image of one or more people and crowd
May be an image of text
May be an image of newsroom, dais and text
May be an image of text that says 'FEDEFATAEKARATESE AΤΑ E KARATESE E KOS FEDE FEDEFATAE gIvEvA S e CNINPIN WDVR CUNSTCA L AT 25 @Federa Karateset Kosoves'