75 Mall Live Search
11:09 / E Premte, 28 Janar 2022 / OSH

Learta nga Vushtrria udhëton në Turqi, Labi falenderon qytetarët për ndihmën

Këngëtari dhe humanisti, Labinot Tahiri, ka bërë të ditur se Learta nga Vushtria, e cila vuan nga tumori, tanimë ka udhetuar për shërim në spitalin Medicana në Turqi.

Ai falenderoj të gjithë qytetarët për kontributin e dhënë.

“O Zot sa bukur kur mengjesi na zë me lajme të mira❤️e kur në vendin tonë në këto ditê ka vetem depresion nga panika qê i’u behet qytetarêve pêr mos jetesê tê mirê e gjera nga ma tê veshtirat! Vajza 2 vjeqe, Learta nga Vushtria, e cila vuan nga tumori, tanimë ka udhetuar për shërim në spitalin Medicana atje në Turqi! Ju lutem mos dêrgoni mê para se ato tashmë i kemi tubuar.Jam shumë i lumtur, që sa herë kemi marrë pêrsipër një rast të rëndë, ku as në shtetin tonë nuk gjenin shërim, i’a kemi dalur gjithmonë me ndihmen e Zotit dhe të qytetarëve. Faleminderit popullatë e dashur, faleminderit Gurbetqarë qê po e shpêtoni edhe njê vajzê 2 vjeqare”, shkroi ai./IndeksOnline/