11:05 / E Martë, 03 Janar 2023 / LB

Leau afër zgjatjes së kontratës me Milanin

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao do të qëndrojë me klubin e tij aktual. Këtë e ka bërë të ditur Gianluca di Marzio përmes faqes së tij të internetit.

Palët po negociojnë për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re pune. Drejtuesit e klubit italian i ofruan Leos një pagë prej shtatë milionë eurosh. Vetë lojtari është gati të pranojë ofertën dhe të vazhdojë të luajë për ekipin.

Kontrata aktuale e Rafaelit me Milanin është deri në mesin e vitit 2024.

Portugezi 23-vjeçar ka bërë 14 paraqitje këtë sezon, duke shënuar gjashtë gola dhe katër asistime.