LeBron fiton “All Star Game 2020”, Leonard zgjidhet MVP
Skuadra e LeBron James fitoi ndeshjen e madhe të yjeve të NBA-së, “All Star Game 2020” zhvilluar në Chicago, duke mundur 157-155 skuadrën e Giannis Antetokounmpo.
Një ndeshje e veçantë, të cilën NBA ia dedikoi yllit të saj, Kobe Bryant, i ndarë nga jeta 3 javë më parë pas një aksidenti ajror.
Kawhi Leonard, që lunate me skuadrën fituese, u shpall MVP i kësaj ndeshje, duke realizuar 30 pikë.
The first Kia NBA All-Star Game Kobe Bryant MVP, Kawhi Leonard of the @LAClippers! #NBAAllStar #TeamLeBron #KiaAllStarMVP pic.twitter.com/g71AGpO1Rs
— NBA (@NBA) February 17, 2020
Një ndeshje që ashtu si gjithnjë, ishte një spektakël në fushë, me basketbollistët më të mirë në botë që shkëlqyen në parket.
Formati i ri i aplikuar nga organizatorët, ku perioda e katërt dhe e fundit nuk kishte kronometër, ishte mjaft argëtues.
Kjo e bëri të hapur ndeshjen, por skuadra e LeBron arriti të shkëlqejë në fundin e takimit, duke e merituar fitoren.
LeBron Team – Giannis Team, 157-155 (53-41, 30-51, 41-41, 33-22)