75 Mall Live Search
09:35 / E Hënë, 16 Janar 2023 / B O

LeBron James arrin në 38 mijë pikë të shënuar në NBA, në shkurt pritet të thyej rekordin historik

LeBron James, i cili është 38 vjeç dhe është në sezonin e tij të 20-të në NBA, është lojtari i dytë në histori që arrin 38,000 pikë së bashku me Kareem Abdul-Jabbar.

LeBron James e përfundoi ndeshjen me 35 pikë, 8 kërcime, 10 asistime, 1 vjedhje dhe 1 bllokim ndaj Sixers, por që skuadra e tij humbi në fund me 112-113.

Lojtari i vetëm që ka arritur 38,000 pikë është Kareem Abdul-Jabbar , i cili është koshashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në NBA me 38,387 pikë në sezonin e rregullt.

Bazuar në statistika, James pritet të arrij këtë rekord në muajin shkurt.

Ky rekord llogaritet si më i madhi në NBA dhe shumë pak e kanë menduar se dikush do të arrij Jabbarin./Indeksonline/