08:07 / E Premte, 28 Maj 2021 / Blerim

LeBron James dhe Davis çojnë Lakersat në fitoren e dytë kundër Phoenix Suns

Skuadra e Los Angeles Lakers ka shënuar fitore për serinë 2 me 1 kundër Phoenix Suns.

Lakers fituan me rezultat 109-95 në një ndeshje tejet interesante, shkruan IndeksOnline

Basketbollisti më i mirë i mbrëmjes ishte amerikani, Davis me 34 pikë, 11 kërcime. Edhe bashkëlojtari i tij, LeBron James bëri një super paraqitje, me 21 pikë, 6 kërcime dhe 9 asistime.

Te kundërshtarët më i mirë ishte bahamsi, Ayton me 22 pikë dhe 11 kërcime.

Fitore në playoff, shënuan edhe Milwaukee Bucks (113-84 Miami Heat) dhe Denver Nuggets (120-115 Portland Trail Blazers)./IndeksOnline/