Lebron James e bëri “hor”, fansat e shpallin të vdekur serbin Bjelica
Los Angeles Lakers e mposhtën mbrëmë Sacramento Kings me rezultat shumë të ngushtë 99:97.
Në një rast, Lebron James u nis në një solo akson dhe e përfundoi atë me ngulitje mbi serbin Bjelica i cili u shtang nga ajo çka bëri “King” James.
Megjithatë, kjo nuk ishte e vetmja çfarë i duhet të përbijë basketbollistit të Sacramento Kings.
Tifozët në “Wikipedia” ia kanë shkruar Nemanja Bjelicës edhe datën e vdekjes, atë të djeshmen pasi James ia “shkatërroi” karrierën, shkruan Indeksonline.
“Vdiq më 15 nëntor 2019, në duart e Lebron James” – thuhej në profilin e serbit në Wikipedia./Indeksonline/
