LeBron James fantastik në fitoren e Lakers

Skuadra e Los Angeles Lakers ka arritur fitoren e radhës në NBA.
Lakers fituan 112 me 104 ndaj Minnesota Timberwolves, shkruan IndeksOnline.
Në këtë takim më i miri ishte basketbollisti amerikan, LeBron James me 30 pikë, 13. Kërcime dhe 7 asistime.
Në anën tjetër, paraqitje të mirë bëri edhe Edwards, duke realizuar 28 pikë, 7 kërcime dhe 5 asistime.
Fitore ka arritur edhe Toronto Raptors, të cilët mposhtën Milwaukee Bucks me rezultat 124-113./IndeksOnline/