Lebron James i jep fund përshëndetjeve me shtrëngim duarsh, me një arsye të veçantë

Basketbollisti i njohur, Lebron James ka marrë një vendim të veçantë.
James ka treguar që pas përhapjes së koronavirusit ai më kurrë nuk do të bëjë përshëndetje me shtrëngim duarsh, transmeton IndeksOnline.
“Çfarë ndodhë nëse një djalë del pozitiv me koronavirus dhe ju jeni në parket me të ?” ka pyetur basketbollisti.
Po ashtu Lebron ka treguar që ai nuk do të luante në një ndeshje ku nuk ka tifozë pasi që sipas tij do të mungonte emocioni.
35 vjeçari i cili është në kërkim të kampionatit të tij të katërt në NBA tregoi që do të intensifikojë stërvitjet që nga e hënë edhe pse kampionati ende nuk ka caktuar ndonjë datë rifillimi./IndeksOnline/.