13:30 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

LeBron Jamesi, i zhgënjyer me epilogun e takimit

Mbrëmë ka filluar liga më e fort në botë e basketbollit NBA, sie dhe u zhvilluan dy takime.

Kampioni aktual rinisi mbrojtën e “unazës” me fitore ndaj Pelicansit, ndërsa derbi LA Clippers-LA Lakersi u mbyll në favor të vendësve 112-102.

Los Angeles Lakers të super përforcuar këtë vit, nuk arritën ta nisnin mbarë fushatën e rikthimi të dinjitetit.

Khawi Leonard dhe Lebron James

LeBron James tri herë fitues i NBA, me Miami dhe Cavsi, u shpreh i zhgënjyer me humbjen pasi ekipi i tij luajti më se mrekullueshëm.

“Djemat dhanë gjithçka, nuk dukej si ndeshja e parë e sezonit, dukej si finale e NBA-së, morëm më pak se ç’pritëm”, shtoi Jamesi, transmeton Indeksonline.