75 Mall Live Search
08:48 / E Shtunë, 27 Janar 2024 / Gj. Sh

LeBron James me mesazh për Kloppin pasi vendosi të largohet nga Liverpuli

Jurgen Klopp gjatë ditë së premte ka njoftuar largimin e tij nga Liverpuli në fund të sezonit.

Tekniku gjerman drejtoi skuadrën angleze për nëntë vite, ku fitoi çdo treofe të mundshëm, mes tyre Premierligën dhe Ligën e Kampionëve, shkruan IndeksOnline.

Basketbollisti amerikan, LeBron James, i cili është aksionar i Liverpulit, ka lënë një mesazh për trajnerin Jurgen Klopp.

“Faleminderit për gjithçka. Je një trajner i madh dhe nuk do të harrohesh kurrë. Dhe më e rëndësishmja, nuk do të ecni kurrë vetëm. Të kuqtë do t’ju mungojnë”, ka shkruar James në Twitter./IndeksOnline/