75 Mall Live Search
09:28 / E Mërkurë, 01 Shkurt 2023 / B O

LeBron James me një rekord të ri në NBA, kaq pikë i kanë mbetur larg historisë më të madhe në basketboll

LeBron James hedh një hap tjetër në historinë e NBA. 28 pikët, 10 kërcimet dhe 11 asistimet që ai dha në Madison Square Garden kundër New York Knicks shërbyen për një fitore të re të LA Lakers.

Por, këto shifra i kanë mundësuar James edhe një rekord të ri në NBA. Legjendari i basketbollit është bërë i pari basketbollist që për 20 sezone me radhës arrin “triple double”.

38 vjeçari mbrëmë poashtu është bërë asistuesi i katërt më i mirë në histori të NBA.

James tani është vetëm 89 pikë larg rekordit më të madh në histori të NBA si koshashënuesi më i mirë i ligës, rekord të cilin e mbanë Kareem Abdul-Jabbar.

Ky rekord pritet të thyhet në tre ndeshjet e ardhshme kundër Indianës, New Orleans dhe Oklahoma./Indeksonline/