08:42 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

LeBron James me skuadër të re, kjo është paga marramendëse

Njëri nga basketbollistët më të mirë në botë, LeBron James do të largohet nga Cleverland Cavaliers.

33 vjeçari do të bashkohet me Los Angeles Lakers në një marrëveshje katër vjeçare, shkruan indeksonline.

James do të fitoj rreth 131 milionë euro në katër sezone ose rreth 32.75 milionë euro në sezon.

Kjo është hera e dytë që James largohet nga Cavaliers pas transferimit të tij në Miami Heat në vitin 2010. /IndeksOnline/