75 Mall Live Search
11:00 / E Enjte, 08 Janar 2026 / OSH

LeBron James në prag të humbjes më të madhe në karrierë, nëse mungon veç edhe një ndeshje!

Nëse LeBron James (41 vjeç) mungon në një ndeshje për pjesën e mbetur të sezonit, ai nuk do të jetë i kualifikuar për asnjë nga çmimet e dhëna nga NBA-ja në fund të sezonit.

“Mbreti James”, i cili humbi 14 ndeshjet e para të sezonit për shkak të dhimbjes së nervit shiatik që i prekte pjesën e poshtme të shpinës dhe këmbën e djathtë, nuk ka luajtur ende në dy ndeshjet radhazi të Lakers-at që nga rikthimi i tij.

Pasi mungoi në ndeshjen kundër San Antonio Spurs-it, LeBron James, tashmë legjendar, është në prag të moskualifikimit për asnjë çmim këtë sezon në NBA për moslojën e të paktën 65 ndeshjeve.

LeBron James, i cili është 41 vjeç dhe është emëruar në një ekip All-NBA për 21 sezone radhazi, nuk do të jetë i kualifikuar për çmimet e NBA-së nëse humbet edhe një ndeshje (ai ka humbur 17 deri tani).

Sezonin e kaluar, LeBron James u zgjodh në ekipin e dytë të All-NBA-së dhe përfundoi i gjashti në votimin për MVP-në, duke luajtur 70 ndeshje dhe duke shënuar mesatarisht 24.4 pikë./Indeksonline/