75 Mall Live Search
10:52 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

LeBron James në pushime me gruan e tij, në Itali

Basketbollisti legjendar tregoi anën e tij të butë teksa po kalonte pushimet me gruan e tij, transmeton Indeksonline.

Ylli i ‘Los Angelos Lakers’ aktualisht është në Portofino të Italisë me familjen e tij dhe u pa duke shëtitur me gruan e tij Savannah James nëpër qytet.

34- vjeçari LeBron mbante për dorë gruan Savanna teksa po kalonte nëpër dyqanet luksoze, ai madje u pa duke e përqafuar gruan e tij, momente këto romantike të tyre.

Ai së shpejti ka planifikuar të hapë ‘LeBron James Building’ në kuadër të Selisë Botërore të Nike-s, e cila pritet të hapet, më 2020.

LeBron njihet si një nga basketbollistët më të njohur të këtij sporti, dhe gjithashtu është shumë familjarë. /Indeksonline/