11:14 / E Enjte, 25 Nëntor 2021 / B O

LeBron James “nëna e vakive” i ndodhi edhe kjo gjë mbrëmë

LeBron James po përballet me një sezon me gjëra të çuditshme sivjet. Pasi u përfshi në një konflikt fizik para pak ditësh, basketbollistit më të mirë në botë i ndodhi edhe një gjë e paparë për të.

Ai u ankua tek gjyqtari kryesor se dy tifozë të Indianas po e fyenin vazhdimisht dhe kërkoi përjashtimin e tyre. Anëtari i sigurimit urdhëroi dy tifozët që të braktisin sallën pas ankesës së James.

“Ka një ndryshim midis mbështetjes së ekipit tuaj dhe kalimit të kufirit me gjeste dhe fjalë, gjëra që nuk do t’i thoja një tifozi dhe që ata nuk duhej t’i thoshin një lojtari, – shpjegoi James pas ndeshjes.

Ylli i LA Lakers ishte lojtari i ndeshjes duke shënuar 39 pikë dhe 6 asiste./Indeksonline/