75 Mall Live Search
09:12 / E Shtunë, 11 Dhjetor 2021 / MSH

LeBron James shënon edhe një rekord personal

Ekipi i tij mund të mos jetë në formën më të mirë të mundshme, por LeBron James është duke shkëlqyer.

Ylli i LA Lakers ka arritur të shënojë edhe një rekord të tij personal, duke u bërë basketbollisti i pestë në histori të NBA që realizon 100 “triple-double”.

Katër herë kampion i NBA, LeBron arriti të hyjë në histori të NBA edhe për këtë rekord.

Kështu, James i bashkohet shokut të tij të skuadrës, Russell Westbrook, i cili numëron 189 “tripe-double”, dhe është në vendin e parë të listës së rekordeve në këtë lëmi.

“Triple-double” quhet shënimi i trefishtë: 10 pikë, 10 asistime, 10 kërcime, në një ndeshje në sezon të rregullt.