08:53 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

LeBron James zbulon nëse planifikon të rikthehet te Cleveland Cavaliers

LeBron James thotë se është i hapur për një rikthim te Cleveland Cavaliers.

33-vjeçari u largua nga Cavs pas dështimit të dytë radhazi në NBA Finals nga Golden State Warriers muajin e kaluar, transmeton IndeksOnline.

Sulmuesi nënshkroi kontratë katër-vjeçare me skuadrën e Konferencës Perëndimore dhe tani ai shpreson se do ta ndihmojë skuadrën e tij të re të sfidojë për kampionat.

Por kur kontrata e tij të skadojë, James ka pohuar se mund të rikthehet te ish-klubi i tij që ta ketë edhe një sezon të mirë para se ta mendojë pensionimin.

LeBron James

”Dëgjoni, nuk mund ta mbyll një kapitull apo diçka tjetër për asgjë”, tha James kur u pyetë nëse mund të rikthehet te Cleveland që ta përfundojë karrierën e tij.

”Por, shpresoj se mund të rikthehet një ditë atje dhe ta shikoj fanellën time me atë klub”.

Tri herë kampioni i NBA-s është duke shpresuar që të shtojë më shumë tituj të kampionit në koleksionin e tij në vitet e ardhshme./IndeksOnline/

LeBron James