75 Mall Live Search
09:39 / E Martë, 23 Nëntor 2021 / B O

LeBron Jamesit i bën “vaki” për herë të parë në karrierë kjo gjë

Për gjithçka ekziston hera e parë. LeBron James është dënuar me një ndeshje pezullim për herë të parë në karrierë.

Goditja me bërryl ndaj Isaiah Stewart i kushtoi me pezullim yllit të Lakers, dënim i cili erdhi për herë të parë në karrierën 19 vjeçare.

Ndeshja e radhës për Lakers është ndaj Knicks dhe James do ta humbas ndeshjen e madhe në “Madison Square Garden”.

Lojtari i Detroit Pistons, Isaiah Stewart, gjithashtu u pezullua me dy ndeshje për përdshirjen në incident./Indeksonline/