10:58 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

LeBron nuk iu beson syve, shikoni gabimin fatal të J.R Smith [Video]

Me 51 pikë, 8 asiste dhe 8 rikuperime, LeBron James shkëlqeu mbrëmë ndaj Golden State, por kjo nuk mjaftoi, pasiqë edhe në basketboll ashtu siç në çdo sport tjetër, diferencën e bën grupi dhe jo individi.

Cereku i katërt përfundoi me rezultat 107-107, por ishte e pabesueshme ajo që ndodhi në sekonda e fundit.

J.R Smith harroi rezultatin dhe me idenë se Cavaliers ishin në avantazh nuk tentoi gjuajtjen që mund t’i kishte dhënë fitoren Cleveland-it. Një gabim që peshoi shumë për skuadrën nga Ohio, sepse në shtesë Golden State nxorri më të mirën nga vetja duke bllokuar mbretin James për të marrë një fitore me shifrat 124-114. /IndeksOnline/