75 Mall Live Search
19:35 / E Premte, 24 Janar 2025 / Gj. Sh

Lecce refuzon edhe ofertën e dytë të Manchester United për Patrick Dorgu

Lecce e ka refuzuar edhe ofertën e dytë të Manchester United për Patrick Dorgu.

”Djajtë e kuq” sot kanë dërguar ofertën e dytë prej 30 milionë euro, shkruan IndeksOnline.

Por Lecce ashtu si ofertën e parë prej 27 milionë eruo, e ka refuzuar edhe ofertën e dytë.

Skuadra italiane nuk e ka në plan të heq dorë nga kërkesa prej 40 milionë euro, për ta lënë të lirë futbollistin danez./IndeksOnline/