75 Mall Live Search
08:10 / E Shtunë, 21 Mars 2026 / A

“Leci, Cima”, Sevdai Radogoshi i mllefosur: Shokët m’kanë shku pa kurrfarë çmimi

Sevdai Radogoshi në një rrëfim për emisionin ‘Canapé’ me Shpend Lipën, solli emocione të forta.

I njohur për humorin e tij të veçantë, këtë herë ai u shfaq më i sinqertë dhe më i ndjeshëm se zakonisht, duke folur për jetën, karrierën dhe humbjet që e kanë shënuar ndër vite.

Gjatë bisedës, Radogoshi nuk i fshehu emocionet kur përmendi miqtë e tij të ndjerë, duke u shprehur i mllefosur me mënyrën se si, sipas tij, ata “kanë shku pa kurrfarë çmimi”.

Ai ndau kujtime të veçanta për bashkëpunimet dhe momentet e paharrueshme, duke theksuar se figura të tilla nuk po marrin vlerësimin që meritojnë, as pas vdekjes.