Leci flet për largimin nga Drita dhe të ardhmen e tij: “Jashtë Kosovës as që e çoj ndërmend të dal!”

Drita nga sezoni i ardhshëm nuk do ta ketë në dispozicion futbollistin, Liridon Leci.
Ai ka vendosur të largohet nga klubi i Dritës për shkak të problemeve që ka me trajnerin, Ardian Nuhiu dhe drejtorin, Valon Zymberi.
Në një prononcim për Indeksonline, Liridon Leci konfirmoi arsyet e largimit.
“Arsyet i kam treguar qysh mbrëmë”, tha ai duke ju referuar një interviste që pati në një televizion mbrëmë.

Ai tha se sa u përket pagesave nuk ka pasur asnjëherë problem me klubin.
“Janë disa obligime te vogla, por që këto ngelën mes meje dhe klubit, sepse dua të potencoj se klubi ka qenë gjithmonë korrekt si me pagesa, si me të gjitha gjërat sa i përket kësaj pune”, u shprehë Leci.

Ai foli edhe për të ardhmen e tij, ku tha se nuk e ka ndërmend të largohet nga Kosova.
“Normalisht se do i shoh ofertat dhe do vendosi”.
“Jashtë Kosovës as që e çoj ndërmend të dal, sepse nuk e kam më synim atë pjesë. Do vazhdoj të luaj edhe 2-3 vjet edhe pastaj shohim e bëjmë”, përfundoi Leci./Indeksonline/