18:59 / E Enjte, 19 Gusht 2021 / OSH

Leci në politikë, kandidat për asamblist i PDK-së për Prishtinë, nuk e ndërron numrin 13

Futbollisti kosovar, Liridon Leci ka filluar një aventurë të re në karrierën e tij.

Leci në një prononcim për Indeksonline ka treguar se i ka hyrë politikës. Ai do të kandidoj për asamblist nën siglën e PDK-së.

“Që nga viti 2014 unë jam anëtar i PDK-së. Kam pasur përkrahje të madhe nga kryetari Memli Krasniqi, Uran Ismaili, Blerand Stavileci dhe kam vendosur të kandidoj për asambleist. Me atë numër që kam filluar futbollin, nuk do ta ndërroj as për zgjedhje, e mbajë 13-shin. Dua që me eksperiencën time të kontriboj tani në një tjetër sferë”, u shprehë ai.



Leci së fundmi ishte pjesë e KF Llapit, por për shkak të lëndimeve nuk arriti të ketë shumë paraqitje./Indeksonline