75 Mall Live Search
08:31 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Leclerc lë të dashurën për Ferrarin

Giada Gianni ka komunikuar në profilin e saj në Instagram fundin e lidhjes së dashurisë me pilotin e Formula 1 dhe më konkretisht të Ferrarit, francezin e talentuar, Charles Leclerc.

E reja ka zbuluar edhe motivin e ndarjes së tyre duke theksuar se Charles e ka lënë atë pasi dëshiron t’i dedikohet vetëm Ferrarit, të paktën kështu ka nënvizuar bukuroshja napoletane.

E vërtetë apo jo kjo mbetet për t’u parë.