08:31 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / C E

Leclercu merr fajin për incidentin, në Austri

Ferrari pati një ditë shumë të keqe dje në Austri, ku dy veturat u përplasën dhe në fund mbetën pa e përfunduar garën.

Fajin për këtë gabim e ka marrë Charles Leclercu, i cili ka thënë se me veprimin e tij e ka zhgënjyer skuadrën, shkruan Indeksonline.

“Jam shumë i zhgënjyer me vetveten. Bëra një punë shumë të keqe sot dhe zhgënjeva skuadrën. Vetëm më vjen keq, edhe pse e di që nuk është mjaftueshëm”, ka thënë piloti i ri.

Këtë e ka komentuar edhe Vetteli, që ka thënë se është surprizuar nga veprimi i shokut të skuadrës.

“U surprizova shumë. Unë kisha pjesën e brendshme të kthesës dhe nuk prisja që Charlesi të tentonte diçka”, ka thënë Vetteli.

Ferrari ka paraqitur shumë probleme në dy garat e para të sezonit të ri. /IndeksOnline/