Leclerc – Verstappen, përballje më të bukur nuk keni parë moti në Formula 1

Charles Leclerc ka fituar vendin e parë në Cmimin e Madh të Bahreinit duke lënë mbrapa shokun e tij të skuadrës, Carlos Sainz.
Por deri në fund, Leclerc pati punë me pilotin e Red Bullit, Max Verstappen, shkruan Indeksonline.
Ata bënë një garë shumë interesante në mes vete, ku nuk munguan edhe parakalimet.
Vetëm në tri xhiro ata zhvilluan gjashtë parakalime, por që në fund triumfoi Ferrari.
Kujtojmë që Verstappen pati probleme me veturën e tij. /IndeksOnline/