75 Mall Live Search
08:18 / E Shtunë, 11 Nëntor 2023 / A. M.

Ledi e lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Ledi, është përshëndetur me banorët brenda shtëpisë si dhe me vete morri kutinë e fatit.

“Big Brother për ty ka përfunduar këtu”, kjo ishte fraza që konkurrentja e eliminuar me votat e publikut, Ledi e lexoi në skenën e spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova.

Kutia e fatit, s’i mundësoi Ledit rikthimin në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.

Ledi është banorja e dytë që eliminohet këtë edicion, pas Brikendës, e cila e përfundoi rrugëtimin televiziv brenda BBVK-së, javën që lamë pas.