15:25 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

Lediana hedh kunja pas debatit që pati me Antonelën për Mevlanin

Antonela Berisha është konkurrentja e re e “Përputhen”, e cila me të hyrë në emision “nxeu”’ gjakrat.

Ajo shprehu haptas pëlqimin që kishte për Atdheun dhe Mevlanin, por për këtë të fundit nisi një debat.

Kjo ngase u pa haptas xhelozia te Melisa dhe Lediana, të cilat më parë kishin pasur disa takime me Mevlanin.

Ajo që u vërejt më xheloze në këtë situatë ishte Lediana, e cila ishte revoltuar përse Antonela tha që Mevlani do i bëjë album asaj.

Pas gjithë atyre debateve në studio, Lediana në mesnatë postoi një status, ku shkruan “Vendin tem askush s’un ma zëvendëson”.