75 Mall Live Search
22:39 / E Enjte, 13 Nëntor 2025 / H F

Ledion Liço reagon pas deklaratës së Ben Blushit në emisionin e Arbana Osmanit, për moderimin e Big Brother VIP

Në episodin e fundit të emisionit “Mirëmbrëma Yje”, moderatorja Arbana Osmani kishte të ftuar shkrimtarin dhe figurën e njohur të medias, Ben Blushi, për të promovuar librin e tij më të ri.

Gjatë intervistës, biseda shkoi përtej letërsisë, duke ndaluar edhe te prapaskenat e Top Channel, ku të dy kanë punuar më parë.

Një moment që tërhoqi vëmendjen e publikut ishte kur Arbana i bëri Blushit një pyetje surprizë: kë do të zgjidhte mes saj dhe Ledion Liços për të drejtuar një format reality. Përgjigja e Blushit ishte e drejtpërdrejtë dhe nxorri në pah një detaj të panjohur më parë nga historia e Big Brother VIP:

“Ty patjetër! Ti je më e mira për atë punë. Më vjen keq që nuk e bën ‘Big’-un. Ata donin që ta bënte Ledioni, por unë nuk pranova. Vura veton për ty dhe bëra shumë mirë”, – u shpreh Blushi, duke e vënë në siklet moderatoren.

Deklarata e tij u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale, duke ndezur diskutime mbi vendimet e marra në prapaskenat e televizionit.

Pak minuta pas kësaj, ndërsa intervista ende po transmetohej live, Ledion Liço reagoi në mënyrë të tërthortë përmes një postimi në Instagram.

Ai publikoi një thënie të famshme të Jim Carrey: “Unë mendoj se të gjithë duhet të bëhen të pasur dhe të famshëm, që të kuptojnë se kjo nuk është përgjigjja”.

Postimi i Ledionit u interpretua nga ndjekësit si një reagim filozofik dhe disi ‘thumbues’ ndaj deklaratës së Blushit.