75 Mall Live Search
12:00 / E Martë, 02 Korrik 2024 / AR

Ledioni e Sara nisin pushimet luksoze, ky është destinacioni i radhës

Sara Hoxha dhe Ledion Liço kanë nisur pushimet së bashku, pa fëmijët. Dyshja e njohur e ekranit shqiptar ka zgjedhur si destinacion për këto ditë të nxehta, Spanjën.

Ishte Sara ajo e cila postoi ditën e sotme tre foto, ku duket edhe Ledioni.

Duke i shoqëruar fotot me flamurin e Spanjës, Sara lë të kuptohet se këtë udhëtim po e shijon vetëm me bashkëshortin.

Kujtojmë se çifti kaloi edhe disa ditë pushimi në jug të vendit, por me 3 fëmijët e tyre.

S’na ngelet gjë tjetër veçse t’u themi; pushime të mbara!