17:36 / E Hënë, 12 Prill 2021 / AR

Ledjana dhe Mevlani – çift edhe jashtë “Përputhen”

Ledjana dhe Mevlani janë tashmë çifti i dytë i krijuar në “Përputhen”, që pas deklaratave të tyre të bëra pak javë më parë kur u shprehën se janë vetëm për njëri-tjetrin në emision.

Tashmë dyshja i zhvillojnë bashkë takimet, por jo vetëm në “Përputhen”. Ledjana e Mevlani po kalojnë kohën si një çift edhe jashtë emisionit.

Këtë e ka zbuluar vetë Ledjana me një video të postuar në rrjete sociale ku shfaqet në makinë me Mevlanin duke kënduar këngën e tij.

Të dy duken shumë të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe i kanë lënë pas këqkuptimet që nga takimi i fundit, kur Ledjana u përlot.