Ledri dhe Lumi B ‘elektrizojnë’ Prishtinën me performancë fantastike
Lajmi se Ledri ka anuluar koncertet mori vëmendjen e të gjitha mediave.
Por pushimi që Ledrit kishte nevojë zgjati pak, pasi ai tashmë është tejet aktiv në mbrëmje të shumta.
Gjatë natës së kaluar Ledri bashkë me Lumi B argëtuan të rinjtë në Prishtinë, duke realizuar një performancë fantastike.

Shumë vajza e djem u mblodhën për të dëgjuar këngët e dyshes, e që sigurisht ajo më e kërkuara është e fundit ‘Kiss, Kiss’, e cila u shndërrua në hit që nga publikimi, transmeton Indeksonline.
Por kjo nuk është kënga e fundit për këtë verë, pasi Ledri me patjetër do të publikojë edhe këngë të tjera në mënyrë që publiku të ketë çfarë të dëgjojë gjatë këtij sezoni./Indeksonline/
