17:28 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ledri e Buta e bëjnë “tërmet” Gjilanin, natë fantastike! (Video)

Gjatë natës së kaluar, Ledri Vula bashkë me reperin Buta mbajtën performancën e tyre të fundit për vitin 2017.

Ledri bashkë me Butën arritën të mbledhin një turmë të madhe njerëzish në Gjilan, të cilët mezi po prisnin për performancën e tyre, transmeton Indeksonline.

Duhet shtuar që Ledri është cilësuar edhe si reperi më produktiv dhe më i kërkuar edhe për këtë vit, 2017.

Ledri dhe Buta kanë arritur që mbrëmë të sjellin një shou fantastik në një prej klubeve më të mëdha në Kosovë, që gjendet në Gjilan.

Dy reperët njoftohet të jenë tejet të angazhuar edhe në ditët në vazhdim, ku do t’u mundësojnë njerëzve argëtim fantastik ku ka shqiptarë. E për punën e Ledrit dhe Butës do të mbetet të priten të gjitha projektet fantastike që do t’i nxjerrin në treg gjatë vitit të ardhshëm./Indeksonline/