14:58 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ledri e Noizy po vijnë me hitin e ri! Reperët kanë përfunduar këngën

Një fotografi nga studioja e inçizimev e dhe “bam”, gjithçka është gati.

Reperët Ledri Vula dhe Noizy, e kanë përfunduar inçizimin e këngës së tyre më të re. Ditë më parë na hutuan mjaft me publikimet e tyre nga Gjermania, ku u tha se po xhironin skenat e klipit të ri.

Një fotografi e siguruar nga Prive, e konfirmon zyrtarisht bashkëpunimin në mes dyshes edhe me prononcim të Faton Shoshit, menaxherit të Ledrit.
Duke mos dashur t’ia humb efektin e surprizës, ai nuk ka treguar titullun e këngës e as publikimin e datës.