75 Mall Live Search
09:18 / E Hënë, 26 Maj 2025 / AR

Ledri e Xhensila e çojnë Gjilanin “në qiell”, atmosferë e paparë nga yjet e muzikës(video)

Mbrëmja e djeshme në Gjilan ishte e mbushur me emocione, festë dhe muzikë, pasi skuadra e Dritës u shpall kampione e Superligës së Kosovës për herë të katërt në histori.

Festa u organizua në qendër të qytetit, ku mijëra tifozë u mblodhën për të festuar suksesin e madh të klubit të zemrës, shkruan Indeksonline.

Atmosfera u bë akoma më elektrizuese kur në skenë u ngjitën dy yjet e njohur të muzikës shqiptare, Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj.

Dy artistët dhuruan një performancë spektakolare, duke kënduar hitet e tyre më të njohura.

Gjilani shkëlqeu jo vetëm nga trofeu, por edhe nga atmosfera magjike që pushtoi qytetin./Indeksonline/