21:53 / E Enjte, 13 Prill 2023 / AR

Ledri gati për “bombën” e re, detaje nga projekti dedikuar “hejterave”

Reperi kosovar Ledri Vula, ka paralajmëruar albumin e tij të ri, i cili do të publikohet së shpejti.

Ky album përmban këngë të cilat do jenë bashkëpunime si dhe solo.

Për Indeksonline, producentja Adea Kelmendi dha detaje rreth publikimit të këtyre projekteve.

Ajo zbuloi se kënga “Robot” është single i parë që ka dalë nga albumi i ri, “Nje goat për ty”, ndërsa projekti i dytë titullohet “Pershendetje hejter”, e cila do të lansohet me 16 prill.

“Ledri në këtë këngë flet për shumë gjëra që i kanë ndodhur atij, për komentet negative pa nevojë që ka marrë, disa ngjarje nga jeta private që i kanë ndodhur dhe janë përfshirë në showbiz. Kënga titullohet “Pershendetje hejter” sepse është pikërisht një përshendetje për krejt ‘haters’ që kanë komente negative për të. Në këngë ai ironizon vazhdimisht, ku disa prej tyre kanë përfshirë edhe emra të mëdhenj të showbizit”, tha ajo.

Kujtojmë që reperi Ledri Vula pëlqehet tejet mase për stilin e tij unik në secilën paraqitje publike që bën.

Indeksonline ju sjell pamje nga klipi i tij i ri, në të cilin po duket mjaftë me elegancë.