Ledri Vula i gëzohet fitores së Kosovës ndaj Çekisë
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në mes të Kosovë dhe Çekisë ka përfunduar me rezultat 2 me 1 në favor të Kosovë.
Fitorja e Kosovës ka gëzuar të gjithë duke përfshirë edhe fytyrat publike në vendin tonë, shkruan Indeksonline.
Edhe reperi i njohur kosovar, Ledri Vula ka shprehur lumturinë e tij përmes një postimi në ‘Instagram’.
“Fitoreeeee”, ishte mbishkrimi që Ledri bëri krahas një fotografie ku shihet flamuri i Kosovës.
Kujtojmë që ndeshja e sotme është e vlefshme për kualifikimet ‘Euro 2020’./Indeksonline/