75 Mall Live Search
09:11 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ledri krenar për Prishtinën, festoi me zemër me Plisat: Ditë që s’harrohet!

Mbrëmë Z  Mobile arriti një fitore fantastike. Duke kaluar kështu në raundin e 16 skuadrave më të mira të FIBA Europe Cup.

Kësaj fitoreje i është gëzuar tej mase reperi kosovar, Ledri Vula i cili është edhe zëvendës kryetar i ekipit. Madje ai si çdo herë qëndroi në radhët e para të tribunës, për të parë lojën.

Ai ka ndarë më ndjekësit e tij një video të momentit kur Prishtina shënoi fitore, ku të gjithë bashkë me ta festuan duke kërcyer e përqafuar mbi parket.

“History Made. U kualifikuuuum. Loje e fuqishme, plot emocione dhe dashni per kete fushe, per fushen e Prishtines. Urime @prishtinabc. Krenar jam me ekipin per lojen qe tregoi me krejt zemer ne parket. Ni merite e vecant per lojtarin e 6 ne fushe – PUBLIKUN / PLISAT per atmosferen. Nje prej atyre diteve qe nuk harrohen. Faleminderit PrishtinaBC “, ka shkruar Ledri.