09:41 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ledri kudo që shkel, atmosferën e ‘ndez’

Reperi më i suksesshëm shqiptar, Ledri Vula nuk ka të ndalur.

Edhe pas përfundimit të sezoni veror ai po vazhdon të jetë i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore, shkruan Indeksonline.

Në llogarinë e tij personale, Ledri ka publikuar disa fotografi nga një nga koncertet të ka mbajtur.

Ashtu siç edhe mund të paramendohet, aty ku është Ledri atmosfera është në kulm ndërsa ambienti ki ai performon është çdo herë i stëmbushur.

Por dashurinë e madhe që adhuruesit kanë për të, reperi ua kthen me të njëjtën monedhë duke publikuar projekte të një pas njëshme që kthehen në hite dhe mbesin gjatë në memorie.

Ndërsa, sonte Ledri do të mbaj koncertin e radhës për bashkatdhetarët në Zvicër, saktësisht në qytetin e Luzernit, përveç Ledrit do të performojnë edhe Mc Kresha dhe Lyrical Son.

Përndryshe, projekti i fundit i reperit është bashkëpunimi me këngëtarin e mirënjohur, Ermal Fejzullahu ‘M’ke harru’./Indeksonline/