75 Mall Live Search
15:03 / E Diele, 25 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ledri ndër këngëtarët më të suksesshëm : “2019 Faleminderit”

Ledri Vula është një nga reperët më të suksesshëm shqiptarë, këtë e ka dëshmuar vazhdimisht me muzikën që ai bën, por edhe me kërkesat e fansave që ai të jetë i pranishëm me koncerte nëpër vende të ndryshme, shkruan Indeksonline.

E kjo verë vërtetë ka qenë e suksesshme për reperin.

Hite të ndryshme si “Kiss Kiss”, “Rio Rio”, “MEM” apo “M’ke Harru” janë publikuar këtë verë nga Ledri duke u pritur shumë mirë nga publiku.

Madje menjëherë pas publikimit të këngëve kur reperi ishte nëpër koncerte këngët menjëherë këndoheshin njëzëri me të, gjë që dëshmon më së miri për suksesin e projekteve të tij.

Ai gjithashtu këtë verë ishte ndër reperët më të kërkuar nga publiku dhe pati një agjentë të ngjeshur me koncerte nëpër vende të ndryshme. /Indeksonline/