20:27 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

LEDRI nga Tirana, u tregon artistave se kush o vërtet ‘BABA’ (Foto)

S’ka si shkon më mirë se kur është Ledri prezent. Thjeshtë, fantazi e paimagjinuar.

Prezenca e Ledrit në binë padyshim se i jep energji pozitive secilit njeri që është përreth tij. Beat-, tekste, muzikë e kompletuar bashkë me performancë të kompletuar me pak hapa vallëzim e bën një koncert të reperit të paharrueshëm.

Jo vetëm në Prishtinë, në qytetin e tij, i njëjtë me shumë energji pozitive është Ledri edhe në Tiranë, që e cilëson si shtëpinë e tij të dytë, ku për të mbrëmë ishin mbledhur pothuajse e gjithë Shqipëria në një vend, pikëristh në qëndrën e kryeqytetit.

Këngë të shumta, fjalë të pakta por me shumë respekt dhe dashuri për publikun, kësisoj u nis dhe u përmbyll performanca e tij. Sigurisht e gjitha çfarë Ledri ka ndërtuar deri më sot në muzikë nuk i atribuohet vetëm talentit të tij por punës së madhe që ai ka bërë vazhdimisht dhe vazhdon ta jetësojë ditë pas dite. Angazhim i tepër, lodhje,ndonjëherë edhe mërzitje nga rruga në rrugë, por asnjëherë lënie anash të muzikës apo fansave të tij. Përherë afër tyre, gjithnjë në krijim të produkteve të reja, padyshim unike dhe të pakapshme nga çdokush, shkruan Indeksonline.

Të mbizotërosh gjatë në muzikë është mund, por për Ledrin po duket shumë e lehtë pas këngëve të cilat ndër vite nuk harrohen dhe ndër vite dëgjohen.

Vetëm fillimi sigurisht është çdoherë për të, sepse çdo vit është një fillim i ri i këngëve të reja që jetojnë përgjithmonë në raportuarin e tij dhe në veshin e çdo njeriu.

S’ka thënë kot Ledri së fundi: Zgjidhe një punë që do dhe s’do të duhet të punosh asnjë ditë. “Faleminderit Tirana (shpija jem e 2t, falënderim special për ErionVeliaj, që e bëri të mundur këtë. Ju dua të gjithëve”, ka përfunduar Ledri./Indeksonline/