12:15 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Ledri paralajmëron këngën e re, ja kur do të publikohet!

Reperi i njohur shqiptar Ledri Vula njihet për muzikën që ka sjellë ndër vite, duke u bërë mjaft i dashur për publikun shqiptar.

Indeksonline edhe më heret kishte paralajmëruar se deri në muajin shkurt, reperi nuk do të lansoj ndonjë projekt të ri.

Tashmë ai ka bërë të ditur për publikun, se këngën e re do ta publikoj në shkurt.

“Me 1 shkurt vjen Intro. Kanga e ka emrin Piano Rap. Videoklipi osht I xhirum 360 shkall. Nese jeni tu e pa prej smartphones ose computer muneni vet me bo regjin. Enjoy this piece of art.”, ka shkruar ai në paralajmërimin që ka bërë në llogarinë e tij në Instagram. /Indeksonline/