75 Mall Live Search
17:20 / E Diele, 03 Gusht 2025 / AR

Ledri poston foto me Dua Lipën: ‘Faleminderit që je shqiptare’

Ikona e hip-hopit,, Ledri Vula, ka ndarë një moment të veçantë me këngëtaren me famë botërore, Dua Lipa.

Në një postim në Instagram, Ledri ka publikuar një foto ku shfaqet përkrah Duas, e shoqëruar me një përshkrim që ka prekur ndjekësit: “Faleminderit që je shqiptare”, shkruan Indeksonline.

Postimi ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga fansat e të dy artistëve.

Ky gjest i Ledrit shihet si një vlerësim për kontributin që Dua Lipa ka dhënë në promovimin e kulturës dhe identitetit shqiptar në skenën ndërkombëtare./Indeksonline/