20:05 / E Premte, 17 Maj 2024 / MSH

Ledri qenka në top formë për sezonë, qe dëshmia

Reperi më “in” i momentit, Ledri Vula, po i kushton rëndësi fizikut.

Krahas punës së palodhshme dhe angazhimeve me koncerte, Ledri po gjen kohë edhe të shkojë në fitnes.

Artisti nga Prishtina ka postuar së fundmi një fotografi në “Insta-Story” ku shfaq fizikun e tij.

Në sy bien muskujt e theksuar, për të cilët si duket është duke ushtruar.

E dijmë që fitnesi përveç se liron stresin, gjithashtu edhe ndikon në stimulimin e forcës dhe energjisë, gjë që iu nevojitet artistëve që kanë agjendë të ngjeshur.

E fiziku i Ledrit, është për t’u marrë lakmi.

Shikojeni vet se për çka e kemi fjalën!